minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga burgu në krye të mbretërisë

0
Nga burgu në krye të mbretërisë

Mbreti i Tajlandës ka emëruar bashkëshorten e tij të dytë si “mbretëreshën e dytë të vendit” pavarësisht se më parë e kishte burgosur dhe i kishte hequr titujt.

Mbreti Maha Vajiralongkorn, 68 vjeç, e kurorëzoi Sineenat Wongvajirapakdi në ditëlindjen e saj të 36-të. Dyshja kishin veshur pallto të ngjashme ngjyrë blu në një ceremoni budiste në Bangkok.

Ngjarja ka bërë bujë pasi Sineenat ka një të kaluar misterioze dhe të mbushur me skandale. Në vitin 2019, ajo është burgosur për përpjekjen e saj për të bllokuar kurorëzimin e rivales së saj Mbretëreshës Suditha. Po ashtu, muajin e kaluar, një mori fotografish të saj lakuriq u zbuluan në internet.

Megjithatë, Sineenat shihet si një “mjet për marketing” dhe emërimi i saj si mbretëresha e dytë e Tajlandës vjen në një moment politik të tensionuar për mbretin i cili është përballur me protesta prej muajsh të tërë

Advertisement

Tajlandezët kanë kërkuar reformimin e monarkisë, diçka e pashembullt në Tajlandë, ku është e paligjshme të kritikosh mbretin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit