Afro 200 imazhe nga një prej fotografëve të parë të historisë, William Henry Fox Talbot, do të dalin në shitje në New York muajin e ardhshëm, duke iu ofruar koleksionistëve një vështrim të rrallë në Britaninë e hershme Viktoriane.

Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby, e cila po merret me shitjen, koleksioni është “pa dyshim pjesa më e rëndësishme e fotografive të shekullit të 19-të që kanë dalë në treg”.

Imazhet përshkruajnë skena të brendshme dhe të jashtme, që mbulojnë arkitekturën dhe jetën e përditshme në vitet 1840.

Talbot, një shkencëtar dhe shpikës anglez, gjithashtu shkrepi portrete të ndryshme të anëtarëve të familjes dhe miqve ndërsa eksperimentoi me teknologjinë e tij pioniere të kamerës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ofruar në ankand si një pjesë e vetme, koleksioni përfshin mbi 70 fotografi dhe tre albume me imazhe të shtypura. Ai gjithashtu përfshin versione të rralla të botimit të Talbot “Sun Pictures in Scotland” i cili dokumenton udhëtimet e tij nëpër Skoci, si dhe disa pjesë të veprës së tij të famshme “Lapsi i Natyrës”.