Nga Miss World, në shpëtimin e botës

Miss Anglia e vitit 2014, e cila u rendit në vendin e katërt në Miss World të atij viti, prej thuajse një viti po punon për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit.

Doktoreshë Carina Tyrrell, e diplomuar në Kembrixh, është pjesë e një ekipi në Universitetin e Oksfordit që kreu kërkime thelbësore për vaksinën.

“Para gjashtë vitesh nuk e mendoja kurrë se do të isha pjesë e një ekipi në kërkim të një vaksine gjatë një pandemie globale në këtë shkallë”, thotë ajo, teksa shton se ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të trajtonte probleme shëndetësore globale si malaria.

Tyrell thotë se në kohën e shpërthimit të koronavirusit, po punonte në Organizatën Botërore të Shëndetësisë pikërisht për pandemitë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ashtu si shumë studiues në të gjithë botën, të gjithë ndaluan punën që po bënin dhe iu përkushtuan totalisht Covid-19”, tha ajo.

Dr. Tyrrell, e cila humbi një person të afërt nga pandemia, thotë se pavarsisht orëve pa gjumë dhe stresit, fakti që Oksford ka një vaksinë efektive, e bën atë shumë të lumtur.

 “Vaksina është fantastike, i gjithë mundi është i paguar”.

Lexo edhe:
Missi “lë kurorën” për të luftuar në vijën e parë me koronavirusin
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";