minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga zjarret te përmbytjet, pasojat e ndryshimeve klimatike në 2022 përmes fotografive

0
Nga zjarret te përmbytjet, pasojat e ndryshimeve klimatike në 2022 përmes fotografive

Gjatë vitit 2022, fotografët e agjencisë Associated Press realizuan fotografi që dëshmojnë ndryshimet klimatike dhe mënyrën se si ato ndikuan në jetët e shumë njerëzve.

Pasojat janë të dukshme në vendet që janë goditur nga thatësirat, si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut. Mungesa e shiut në shumë vende shkaktoi dëme, por në disa vende të tjera reshjet e tepërta shkatërruan jetë dhe relievin. Vendi më i goditur nga përmbytjet ishte Pakistani. Një e treta e territorit të tij u zhyt në ujë, miliona njerëz u zhvendosën dhe të paktën 1 mijë e 700 persona vdiqën.

Viteve të fundit, zjarret janë bërë të zakonshme në të gjithë perëndimin e Shteteve të Bashkuara mes një thatësire 23 vjeçare dhe temperaturave në rritje.

Krahasuar me vitin e kaluar, gjatë vitit 2022 Kalifornia, shteti më i goditur amerikan, është përballur me më pak zjarre – megjithëse zjarret vazhdojnë të jenë problem serioz për shumë vende.

Advertisement

Amerika nuk ishte e vetme. Me zjarre janë përballur edhe Portugalia, Greqia, Argjentina dhe shumë vende të tjera.

Së bashku me zjarret, ka pasur edhe periudha kur toka është përballur me nxehtësi ekstreme. Fotografia e një ushtari britanik, i djersitur dhe i veshur me një kapelë tradicionale prej lëkure ariu jashtë Pallatit Buckinghman, tregon realitetin e shumë britanikëve, kur temperaturat arritën në 40.3 gradë Celsius, një rekord i ri për vendin.

Njerëzit gjenin mënyra të ndryshme për t’u përballur me temperaturat që ngjanin me kushtet e një saune.

Mungesa e furnizimit me ushqim ishte kërcënim për të gjithë botën. Në Indi përmbytjet dëmtuan misrin dhe kulturat e tjera bujqësore, duke mos u lënë zgjidhje tjetër fermerëve përveçse të shpëtojnë aq sa munden.

Advertisement

Si pasojë e ndryshimeve klimatike, miliona njerëz u detyruan të zhvendosen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit