
Felix është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok. E veçanta e 25-vjeçarit është ngjashmëria e tij e frikshme me Harry Potter, ose më saktë më aktorin që e interpreton atë, Daniel Radcliffe.
Pas një videoje ku fotografitë e tij krahasoheshin me ato të Harryt, llogaria personale e Felix arriti në 1.3 milionë ndjekës ndërsa videot morën mijëra shikime dhe shpërndarje.
Felix tregon se ka qenë fans i çmendur i filmave dhe librave të Harry Potter dhe se “superfuqinë” e tij po e shfrytëzon me sa mundet në rrjete sociale.
“Jam në TikTok prej dy muajsh dhe kjo është çmenduri, akoma s’e besoj dot.” deklaron ai.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";