
Hong-Kongu deri 2 vite më parë ishte një nga kryeqendrat e turizmit botëror. Por politikat “COVID zero” të drejtuesve të ish-kolonisë britanike e kanë shndërruar atë në një destinacion pothuajse të pamundur për t’u vizituar.
Ato pak persona që kanë domosdoshmëri për të shkuar, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre 3 javë karantinë në hotel, praktikisht një “mur” i pakalueshëm për çdo udhëtarë.
Por të njëjtat masa ekzistojnë edhe për vetë banorët e qytetit-shtet, tashmë pjesërisht i kontrolluar nga Pekini, duke i izoluar pothuajse totalisht nga bota.
Hong-Kongu deri 2 vite më parë ishte një nga kryeqendrat e turizmit botëror. Por politikat “COVID zero” të drejtuesve të ish-kolonisë britanike e kanë shndërruar atë në një destinacion pothuajse të pamundur Ato pak persona që kanë domosdoshmëri për të shkuar, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre 3 javë karantinë në hotel, praktikisht një “mur” i pakalueshëm Të njëjtat masa ekzistojnë edhe për vetë banorët e qytetit-shtet, tashmë pjesërisht i kontrolluar nga Pekini, duke i izoluar pothuajse totalisht nga bota Për të shmangur falimentimin, disa kompani kroçerash kanë ideuar paketat për lundrime dy ose tri ditore, plot luks dhe aktivitete, por që nuk të çojnë praktikisht asgjëkundi i. Anije të mëdha në fakt nuk kalojnë ujërat territoriale, duke bërë një xhiro rreth Hong-Kongut Nuk mungonin personat e interesuar për këtë iniciativë, që së paku krijon një iluzion normaliteti
Për këtë arsye, dhe për të shmangur falimentimin, disa kompani kroçierash kanë ideuar paketat për lundrime dy ose tri-ditore, plot luks dhe aktivitete, por që nuk të çojnë praktikisht asgjëkundi. Anije të mëdha në fakt nuk kalojnë ujërat territoriale, duke bërë një xhiro rreth Hong-Kongut.
Nuk mungonin personat e interesuar për këtë iniciativë, që së paku krijon një iluzion normaliteti, por gjithsesi, të paktën ditët e para, personat e stafit që kontrollonin temperaturat dhe tamponët ishin më të shumtë se vetë pasagjerët.