Qielli i natës meksikane u ndriçua me shfaqje shumëngjyrëshe të fishekzjarrëve të shtunën mbrëma gjatë festivalit vjetor të fishekzjarreve të Tultepec. Spektatorët ndoqën nga fishekzjarrët tradicionale deri tek shfaqjet e përpunuara gjatë festimeve.
Çdo vit, banorët e Tultepec festojnë shenjtin mbrojtës të fishekzjarrëve, San Huan de Dios, me një festë njëjavore. Puna me fishekzjarrë është një traditë që përcillet ndër breza, tha artizani i fishekzjarrëve Arturo Avila.
Tultepec konsiderohet kryeqyteti i mjeteve piroteknike të Meksikës. Por aksidentet janë të zakonshme, në dhjetor 2016 shpërthimet në një treg lokal fishekzjarrë në ajër të hapur vranë 42 dhe plagosën dhjetëra.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";