Një makinë e rrallë Bugatti Type 57S e vitit 1937, e gjetur në një punishte në Britaninë e Madhe pritet të shitet për çmimin rekord 6.7-9.5 milionë dollarë në ankandin që do të mbahen javën e ardhshme.

Sipas shtëpisë së ankandeve kjo makinë e veçantë, në gjendje pothuajse perfekte u gjet në punishten e inxhinierit dhe adhuruesit të makinave Bill Turnbull, në qytetin anglez të Staffordshire.

Turnbull, me origjinë nga Zelanda e re e bleu makinën nga pronari i mëparshëm në vitin 1969 dhe më pas nisi të merrej me restaurimin e saj.

Duke folur për domethënien e kësaj makine, drejtori i shtëpisë së ankandeve, Sholto Gilberson tha se në atë kohë kur Bugatti Type 57S doli në rrugë ishte mjeti më i bukur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";