Një përqafim në kohë pandemie fiton çmimin e fotografisë së vitit

Janë ditë ku shpallen fituesit e konkurseve më prestigjioze të fotografisë në vend.  Pas shpalljes së fituesve të Sony World Photografy, tashmë është radha e “World Press Photo of The Year”, çmimi që i jepet fotografive të shkrepura nga mediat ndërkombëtare.

Çmimi i parë iu dha një foto pozitive, edhe pse në një kontekst të vështirë si ai pandemik.

Është fotografja daneze Mads Nissen që ka kapur në San Paolo të Brazilit përqafimin e një infermiere me një zonjë të moshuar, falë një perdeje plastike që mundëson shmangien e infektimit, në një vend thellësisht të  tronditur nga më shumë se 360 mijë viktima nga COVID-19.

Çmime të tjera u ndanë për kategori specifike, si fotolajm, natyrë, sport dhe portet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";