Për të nxitur tek të rinjtë dëshirën për të ndjekur ëndrrat dhe pasionet e tyre, janë bërë bashkë në kryeqytet pas shumë rrugëtimesh trajnimesh, bisedash e inspirimesh të rinjtë që e duan të bukurën.
Ka nisur si një shkollë verore tre muaj më parë, ku të rinj nga 14 e deri në 16 vjeç janë bërë pjesë e një përvoje ku mund të inspirohen e modelojnë idetë e tyre nga një prej emrave më të lakuar sa i përket modës dhe dizajnit, Ardi Asllanit.
Takimi final mbërriti edhe nga e ftuara speciale, këngëtarja dhe jo pak një model për mënyrën se si prezantohet në daljet e saj publike, Jonida Maliqi. Pas tre muajve, të rinjtë stiluan dhe më të guximshmit edhe prezantuan veshjet e stiluara nga ata vetë pas njohurive të fituara përgjatë trajnimeve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";