
Një grua transgjinore ka fituar për herë të parë konkursin e bukurisë Miss Portugalia dhe do të konkurrojë me një grua tjetër transgjinore për titullin Miss Universe në El Salvador. Marina Machete, një stjuardesë 28-vjeçare, fitoi titullin në Borba, në rajonin juglindor të Evora.
“Krenare që jam gruaja e parë trans që konkurron për titullin e Miss Universe Portugalia”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
“Për vite nuk kam mundur të marr pjesë dhe sot jam krenare që jam pjesë e këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, shtoi ajo.
Në korrik, holandezja 22-vjeçare Rikkie Kolle u bë gruaja e parë transgjinore që fitoi titullin Miss Holanda. Machete dhe Kolle do të pasojnë spanjollën Angela Ponce, e cila u bë kandidatja e parë transgjinore për titullin Miss Universe në vitin 2018.


