
Boksieri Bilal Fawaz u largua nga Afrika drejt Londrës në moshën tetë-vjeçare dhe jetoi në një familje nigeriane. Fawaz ishte një viktimë e skllavërisë moderne ndërsa tani ai është një yll britanik i boksit.
32-vjeçari rrëfen se kur ishte fëmijë e kishin dhunuar dhe e kishin paralajmëruar se jashtë shtëpisë e priste burgu.
“Unë nuk u ndjeva si shërbëtor. Thjesht mendoja se jam fëmijë dhe supozohej të bëj siç më thuhet. Unë kurrë nuk e dija se çfarë ishte një lavatriçe, prandaj përdora duart.”, thotë 32-vjeçari për Sportsmail.
Në vitin 2019 autoritetet pranuan që ai ishte një viktimë e skllavërisë moderne dhe se ende lufton për të shkëputur veten nga e kaluara.
Pas shumë vuajtjesh dhe punësh të vështira, boksieri fitoi një betejë 16-vjeçare për të qëndruar legalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Fawaz tani ka nisur një karrierë premtuese me MTK Global, kompania e menaxhimit të Tyson Fury dhe dhjetëra boksierë të tjerë britanikë.
Ai është kurorëzuar kampion i peshave të lehta të Shoqatës së Boksit Amator të Anglisë dhe ka përfaqësuar vendin gjashtë herë ndërkombëtarisht.