Njerëzit zbulojnë objektet që ruajnë kur të dashurit e tyre vdesin

Pasi babai i Jody Servon u nda nga jeta, ajo e ruajti në një qese të vogël plastike furçën e tij të flokëve.

“Në këtë mënyrë ajo e ruante akoma aromën e tij.”

Viti 2006, ishte një vit i vështirë për të. Ajo humbi gjithashtu tre shoqe të ngushta dhe ashtu e gjendur mes zisë, nisi të punonte me një fotograf për të dokumentuar objektet që njerëzit që ajo kishte humbur lanë pas: furçën e flokëve dhe protezat e gjyshit të saj të ndjerë.

Halla ime po pastronte shtëpinë e tij dhe nuk dinte çfarë të bënte me to,” tha Servon duke iu referuar protezave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitet që pasuan, ajo ka mbledhur historitë pas dhjetëra objekteve që njerëzit kanë mbajtur pasi kanë humbur të dashurit e tyre.

“Puna në projekt u bë për mua një mënyrë për të përballur dhimbjen por edhe një mënyrë për të ndarë historitë që kishin njerëzit e tjerë, këto sende që ata i mbanin fort pranë, por që dukeshin të zakonshme ose të parëndësishme për të tjerët,” tha Servon, e cila koordinon një program të menaxhimit të artit në Universitetin Shtetëror Appalachian.

Bazuar në më shumë se një dekadë intervistash me miqtë, studentët dhe anëtarët e komunitetit të saj në Karolinën e Veriut, libri i ri i Servon, “Objektet e të vdekurve”, përcjell në një mënyrë të veçantë dhimbjen dhe zinë për ata që nuk janë më.

Librin, ajo e ka sjellë në bashkëpunim me Lorene Delany-Ullman, e cila shkruan prozat që shoqërojnë imazhet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa objekte janë përkujtues të mirëfilltë, trupor të ish-pronarëve të tyre: Këmba protetike e një personi që kishte një gjymtyrë të amputuar.

“Tani që babi nuk është më, kam menduar ta kthejë këmbën e tij në abazhur.”

Të tjerët të kujtojnë jetën e lënë në mes në moshë shumë të njomë: Një smoking i vogël, i veshur nga një fëmijë që vdiq në foshnjëri, por megjithatë u mbajt për më shumë se dy dekada, flet për vuajtjet e një nëne të pikëlluar. Një pishe e thjeshtë, e mbajtur nga një mikeshë e viktimës së kancerit të gjirit, tregon historinë jo vetëm të vdekjes së gruas, por edhe të vajzës së saj adoleshente të vrarë.

Servon dhe Delany-Ullman thonë se projekti ka rezultuar terapeutik për të intervistuarit – dhe për ato vetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo e përdori për t’u lidhur me njerëzit përreth saj dhe me objektet përmes të cilave mund të hapeshin tema të dhimbshme.