Njeriu i vetëm në fluturimin “fantazmë”

Një person që do të fluturonte nga Sidnei në Fixhi është tronditur kur ka zbuluar se ishte i vetmi pasagjer në fluturimin “fantazmë”.

Robbie Allen zbuloi detaje nga fluturimi i tij i veçantë. Ai tregoi se ishte i vetmi pasagjer në fluturimin që e quajti “fantazmë”.

“Kapiteni erdhi dhe u ul pranë mejë dhe foli me mua. Stafi më dha gjithçka që doja. Unë e kisha të gjithë avionin për vete. Ishte një dhuratë për ditëlindjen time. Unë jam një VIP”, tha me shaka Allen.

Ai publikoi edhe foto nga avioni, aty ku duket i vetëm. Në një tjetër foto, ai ka treguar ushqimet e përgatitura enkas për të, madje edhe një gotë vere. “Ishte një përvojë kaq e çuditshme. Diçka që nuk do ta harroj kurrë”, ka rrëfyer Allen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në disa raste, kompanitë ajrore kryejnë fluturime “fantazmë”, pa pasagjerë për të përmbushur kontratën që parashikon një numër të kufizuar fluturimesh.