Njihuni me macen më të vjetër në botë

Flossie është një mace që jeton në lindje të Londrës dhe kohët e fundit është shpallur si macja më e moshuar në botë.

Kjo mace është 26 vjeç dhe për pak javë do të mbushë 27. Craig Glenday, kryeredaktori i Rekordeve Guinness, tha: “Nuk është e zakonshme që të gjesh një mace që ka lindur në vitet ’90. Është njësoj sikur një njeri të ishte 120 vjeç”.

Pronarja aktuale e maces, 27-vjeçarja Vicki Green, shprehet: “Nuk e imagjinoja kurrë që do të jetoja në një shtëpi me një mbajtëse rekordi Guinness. Ajo është e shurdhër dhe po i humbet shikimi, por nuk e vret mendjen. Ka shumë oreks, nuk i thotë jo asnjë ushqimi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";