“Paraja nuk sjell lumturi, por jep një ndjenjë kaq të ngjashme me lumturinë, saqë duhet një specialist shumë i mirë për të dalluar ndryshimin”. Kështu është shprehur regjisori Woody Allen.

Dhe, megjithëse shkenca nuk ka qenë në gjendje të tregojë nëse paratë sjellin lumturinë apo jo, ka ekonomistë që kanë treguar se sa para nevojiten për të qenë të lumtur.

Këtë shifër e kanë përcaktuar në 100 000 euro në vit (8 300 euro në muaj). Sipas dy fituesve të çmimit Nobel në Ekonomi, Daniel Kahneman dhe Angus Deaton, besojnë se një pagë e tillë “nuk është ndonjë gjë e madhe, është thjesht mesatare”.

Bankieri David Rockefeller, i cili ka qenë një nga njerëzit më të pasur në botë, ka shpjeguar se nuk është kaq e thjeshtë: “Unë mund të blej 14 makina, por kam vetëm një të pasme”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, komediani amerikan Groucho Marx, ka lidhur paratë me lumturinë me këtë frazë: “Lumturia përbëhet nga gjëra të vogla: një jaht i vogël, një avion privat i vogël, një vilë e vogël…”.