Muzetë dhe zonat arkeologjike në Greqi, qëndruan hapur deri në orët e vona të së shtunës, për t’i dhënë mundësi publikut të shijonte panoramën magjike, të ofruar nga hëna e plotë e gushtit.

Hëna e plotë, e cila reflektoi një nuancë portokalli tek kolonat e mermerta të tempullit të Poseidonit, u shfaq fillimisht të shtunën dhe do të arrijë kulmin të dielën, më 22 gusht.

Aktivitete të ndryshme kulturore janë organizuar rreth vendit si pjesë e festimeve vjetore për hënën e plotë të gushtit, me muzetë dhe sitet arkeologjike qe do të qëndrojnë hapur më shumë se zakonisht. 

Një koncert me piano u mbajt në tarracën e muzeut të Akropolit, me pamje nga tempulli I ndriçuar i Partenonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";