Një vajzë australiane, e cila e ka të vështirë të dallojë të djathtën nga e majta, ka gjetur zgjidhje për problemin e saj, duke bërë tatuazh shkronjën R (right) dhe L (left) respektivisht në dorën e djathtë dhe të majtë.

D’Kodia Laine tha se shokët dhe shoqet e saj janë habitur nga ky tatuazh, pasi kur ajo ia kishte treguar idenë, mendonin se bënte shaka.

“Ideja më lindi gjatë një loje, kur mua më vunë udhëheqëse grupi. Pasi i ngatërrova rrugën anëtarëve të grupit, pasi nuk e kam të qartë se nga është djathtas dhe nga majtas, dikush më shkroi në dorë shkronjat dhe unë u binda që duhet t’i bëja tatuazh ato shkronja”, tregon e reja australiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";