Teknologjia lehtëson jetën si dhe kontrollet në rrugë mund të shkaktojë gabime të sikletshme, veçanërisht në një vend si Irani.

Protagonist i një gabimi qesharak ka qenë pikërisht një shqiptar nga Kosova, ish futbollist dhe tani trajner i ekipit të futbollit juniores të Persepolis.

Policia e këtij vendi, i ka dërguar atij një mesazh në celular, ku shkruhej se kishte shkelur ligjin e respektimin të hixhabit, që mbulon kokën e të gjithë grave në publik.      

Mesazhi surprizoi Arifin, por më pas ai kuptoi çfarë kishte ndodhur. Kamerat e instaluara në rrugë ishin fokusuar më shumë te flokët e tij të gjata, sesa te pamja e tij burrërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 Në Iran, gratë që kapën pa hixhab në ambiente të përbashkëta mund të rrezikojnë dënime me gjobë, heqje të pikëve në patentë dhe deri me dënim me burgim.

Arifi, personazh mjaft i njohur në Iran, shpjegoi se flokët e gjata i mban që nga mosha 18-vjeçare dhe se nuk e ka ndër mend t’i shkurtojë ato.