Nuk zgjati! Divorcohet pas 90 ditësh modelja që u martua me veten

Një modele braziliane e cila çuditi botën disa muaj më parë pas u martua me veten, vendosi të divorcohej pas 90 ditësh pasi kishte gjetur dashurinë e re.

33 vjeçarja Cris Galera zuri faqet e para të gazetave në shtator pasi vendosi të kurorëzonte martesën me veten e saj, një akt sologamie, përpara Kishës katolike të Sao Paolos.

Sipas gazetës Infobea, Galera vendosi tashmë t’i japë fund kësaj martese pasi ka njohur një njeri dhe është e dashuruar me të.

“Ishte bukur për aq sa zgjati, por nisa të besoja tek dashuria sapo takova këtë njeri special”, shprehet bukuroshja për median braziliane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";