Obeziteti shkakton më shumë vdekje sesa pirja e duhanit.

Kështu thotë studimi i fundit, sipas të cilit në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 31 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës për shkak të mbipeshes çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me rreth 21 mijë të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Fondacioni Britanik i Zemrës tha se 85 njerëz po humbin jetën çdo ditë sepse sasia e dhjami në trup iu shkakton atak kardiak apo goditje në tru.

Dy të tretat e të gjithë të rriturve në MBbretërinë e Bashkuar janë mbipeshë dhe bilanci mendohet të jetë thelluar përgjatë pandemisë, kur njerëzit ishin të izoluar.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";