Pa luks dhe ndërtesa të larta, imazhet që dëshmojnë shndërrimin e Los Anxhelosit

Një libër që flet për transformimin dhe evolucionin magjepsës të Los Anxhelosit, nga vitet 1870 e deri më sot, është publikuar nga aktorja dhe gazetarja, Rosemary Lord. Libri krahason fotografitë e vjetra të arkivave me fotografitë moderne, të fiksuara nga i njëjti këndvështrim. Imazhet historike të shekullit XIX dhe fillimshekullit XX, dëshmojnë më së miri evoluimin e vendit.

Ndër të tjera, autorja e librit shkruan: “I ka mbijetuar përmbytjeve katastrofike, zjarreve, trazirave dhe tërmeteve, por sërish Los Anxhelos vazhdon të tërheqë banorë dhe vizitorë të rinj”.

Fotogaleria e mësipërme paraqet disa nga imazhet e rralla të Los Anxhelosit vite më parë, si dhe ndryshimet rrënjësore që ky vend ka pësuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";