Një mësues orkestre në pension, iu kthye pasionit të tij për muzikën për të shpërndarë gëzim në ambientet e një spitali në Utah, ku ai po luftonte Covid-19.

Ndërsa ishte i intubuar dhe i paaftë për të folur, Grover Wilhelmsen donte të tregonte mirënjohjen e tij për punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalin McKay-Dee në Ogden.

Pacienti 70-vjeçar përdori stilolaps dhe letër për të komunikuar me një infermiere dhe kishte një kërkesë.

“Aty nga mesi i turnit tim ai shkruajti: Ju e dini, unë me të vërtetë dua të luaj me violinë këtu në spital”, tha infermierja Ciara Sase për mediat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkesa e tij kërkonte një planifikim dhe miratim nga mjekët, por në fund Sase ishte në gjendje t’i plotësonte dëshirën pacientit të saj. Ajo qëndroi në dhomën e tij dhe e monitoroi ndërsa ai luante himne kishash dhe “Valsi i Tenesit”.