Pagoi një grua tjetër që të merrte provimin e patentës, bashkëshortja e miliarderit del në gjykatë

Një supermodele belge, e martuar me një miliarder francez ka dalë përpara gjykatës pasi ka paguar një grua tjetër 15 mijë euro për të marrë provimin e saj të patentës.

30 vjeçarja Jade Lagardère doli përpara trupi gjykues në Pontoise të Francës, pasi policia zbuloi se një grua tjetër tentoi të merrte lejen e drejtimit në vend të saj në vitin 2015.

Prokurorët kërkojnë nga nëna e tre fëmijëve e cila është e martuar me pronarin e “Hachette”, Arnaud Lagardère që të dënohet me 6 mijë euro për mashtrimin e bërë.

Sipas raportimeve, Jade e kishte një patentë të marrë në Belgjikë, por i duhej ta konvertonte atë në Francë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";