Zombie-t pushtuan qytetin e Santiagos në Kili. Me kostume të frikshme, e make up të përshtatur qindra njerëz morën pjesë në paradën vjetore të ushtrisë së të pavdekurve.

Turma u mblodh fillimisht në bulevardin Almeda, për të vërshuar më pas në rrugët e afërt. Familje të tëra marrin pjesë në ngjarjen vjetore, përfshirë edhe fëmijët e veshur me kostume.

 “Është një aktivitet që e kemi zhvilluar çdo vit, por që ishte pezulluar për shkak të koronavirusit. Është një event familjar ku marrin pjesë të gjithë për të treguar kreativitetin e tyre”, thotë Nicolas, një nga pjesëmarrësit e shumtë.

. Familje të tëra marrin pjesë në ngjarjen vjetore, përfshirë edhe fëmijët e veshur me kostume

 “Vijmë këtu për të shpëtuar pak nga rutina; për t’u kënaqur e për t’u kthyer sërish fëmijë”, shton Marcela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fenomeni nisi fillimisht në Sacramento të Kalifornisë në vitin 2001. Që prej atëherë është përhapur në qytetet kryesore rreth botës, përfshirë Nju Jorkun, Meksiko City, Singapor, Sao Paulo dhe Frankfurt.