Pas picës me ananas, vjen edhe pica me kanabis

Një nga restorantet më të njohura në Tajlandë po promovon një picë-kanabis.

Bëhet fjalë për një picë që ka sipër një gjethe kanabisi, por që nuk ka asnjë ndikim te konsumatori.

Menaxheri i restorantit, Panusak Suensatboon, tha: “Është vetëm një fushatë marketingu, kanabisi nuk bën efekt. Mund t’ia ndjesh shijen dhe maksimumi të vjen gjumë”.

Kjo picë, që është e ligjshme, kushton rreth 15 euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Tajlandë, kanabisi është i paligjshëm dhe kushdo që kapet duke shitur apo blerë dënohet me burg, edhe pse ligjet e drogës janë liberalizuar gjatë viteve të fundit.