Video e një instruktore fitnesi që bënte ushtrime aerobie ndërsa pas krahëve të saj ushtria e Mjanmarit po ekzekutonte një grusht shteti u bë shpejt virale.

Ndërkohë, që ajo kryente ushtrimet, mjetet ushtarake po kalonin pas saj për të shkuar drejt kryeqytetit, por vajza dukej e pashqetësuar.

Komentet dhe reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta. Disa akuzuan se video ishte false, pasi hija e saj dukej përgjysmë, por dikush u përgjigj se aty kishte shkallë. Kjo u vërtetua edhe nga “urithët” e internetit, të cilët gjetën që seanca e fitnesit po mbahej në këtë rrethrrotullim.

Shumë shpejt, u identifikua edhe autorja e videos, Khing Hain Wai. Instruktorja e edukimit fizik kishte muaj që postonte video nga ajo pikë. Ajo reagoi në Facebook për videon, duke thënë: “Nuk doja të tallja askënd, thjesht po kërceja për një garë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";