Përmbytje në mes të verës, plazh në sheshin “San Marco” të Venecias

Sheshi “San Marco” në Venecia u përmbyt në mes të verës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, që janë të rrallë në këtë periudhë të vitit në këtë qytet.

Ndryshe nga përmbytjet që ndodhin gjatë vjeshtës dhe dimrit, të dielën në mbrëmje, turistët e shijuan mbushjen e sheshit me ujë, me të rriturit që kërcenin dhe fëmijët që luanin.