Banania është një nga frutat më të konsumuara, pavarësisht stinës, për shkak të vetive së saj. Për më tepër, është një burim shumë i rëndësishëm energjie për ata që merren me sport, siç shpjegon doktori italian Riccardo Roveda.

“Së pari, le të hedhim poshtë një mit: bananet nuk të shëndoshin. Sigurisht, duhet të keni kujdes kur banania është jashtëzakonisht e pjekur, sepse atëherë ka një përmbajtje më të lartë sheqeri, por banania është një frut i shkëlqyer, me më pak kalori se sa mendoni”, shpjegon doktori.

“Avantazhi i parë i bananes është prakticiteti i saj, më pas janë të gjitha aspektet ushqyese: është e pasur me lëndë ushqyese pasi është e mbushur me kalium dhe magnez, dhe veçanërisht në periudhën e verës këto minerale janë thelbësore. Është gjithashtu e pasur me vitamina (C, B6) dhe antioksidantë”, vijon Dr. Roveda.

“Për sa i përket porcioneve, mos tejkaloni dy banane në ditë”, shton italiani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Banania është gjithashtu shumë e rëndësishme për mbajtjen e shëndetshme të zorrëve: “Banania përmban një sasi të madhe fibrash të patretshme dhe të tretshme, në veçanti pektinë, një fibër shumë e rëndësishme sepse ndihmon në rregullimin e zorrëve tona. Pra, rekomandohet edhe për ata që kanë probleme me kapsllëkun”.

Për sportistët është një element shumë i rëndësishëm, ashtu si frutat në përgjithësi, për shkak të karakteristikave të tij ushqyese: “Është një burim i rëndësishëm i karbohidrateve, veçanërisht i niseshtesë, kështu që sheqeri në gjak mbahet në nivele më konstante. Niseshteja që përmbahet në banane ju lejon të keni një konsum të vlefshëm energjie për të gjithë kohëzgjatjen e stërvitjes. Në fakt, është një burim shumë i mirë energjie afatgjatë”.