Peshkaqeni i mori një këmbë, fiton të drejtën të mbajë dhëmbin si “suvenir”

Një djalë në Australi, i cili i shpëtoi për pak vdekjes kur u sulmua nga një peshkaqen, fitoi të drejtën për të mbajtur dhëmbin e grabitqarit, që kishte ngecur në tavolinën e tij të sërfit.

Sërfisti Chris Blowes, humbi një këmbë nga ai incident i vitit 2015 dhe qëndroi për 10 ditë në koma. Dhëmbi i peshkaqenit ngeci në tavolinën e sërfit, por ligjet vendase nuk e ljonin që të mbante pjesë nga kafshë që ishin të mbrojtura.

Por vendimi u ndryshua dhe Blowes vendosi ta mbante dhëmbin si “suvenir”. 32-vjeçari tha për BBC se peshkaqeni që e sulmoi ishte 5,5 metra i gjatë. “Më sulmoi nga pas dhe arriti të më këpuste këmbën”.

Pasi miqtë e shpëtuan dhe e nxorën në breg, policia gjeti dhëmbin në tavolinën e sërfit dhe ia dorëzoi autoriteteve. Gjoba për mbajtje të paligjshme të sendeve të tilla arrin deri në 100 mijë dollarë australianë, ose 64 mijë euro. Fillimisht lutjet e të mbijetuarit u injoruan, por pasi një politikan vendas u njoh me rastin e tij arriti të ndikonte që të bëhej një përjashtim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do t’ia tregoj nipërve të mi”, tha Blowes.