Peshon sa një fëmijë 2 vjeç. A është kjo macja më e madhe në botë?

Një grua në Rusi ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të maces së saj të quajtur Kefir, e cila u bë menjëherë virale, pasi për shumë ajo është felini më i madh që kanë parë.

Macja peshon mbi 13 kg dhe sipas pronares së saj Yulia Minina në Stary Oskol të Rusisë, ajo vijon të rritet ndonëse është 2 vjeçe.

Felini i përket racës “Maine Coon” dhe për ekspertët ajo do të vijojë të rritet dhe për 2 vjet të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";