Ndërsa për pjesën më të madhe të personave do të ishte diçka e tmerrshme të afroheshin pranë llavës së një vullkani, për David Garcia nuk është aspak një gjë e tillë, madje ai po e shfrytëzon edhe për të bërë para.

Ideja e tij është gjeniale. Ai pjek pica në llavën pranë kraterit vullkanik në Guatemala. David vesh rroba mbrojtëse dhe e vendos picën në fletë metalike speciale që të përballojnë temperaturën që arrin deri në 1 mijë gradë celsius.

Turistët janë dyndur në malin ku është riaktivizuar vullkani Pacaya, për eksperiencën e jashtëzakonshme dhe pse jo një copë picë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";