Piktura më e madhe në botë shitet për 62 milionë dollarë

E konfirmuar nga Rekordet Botërore Guinness si piktura më e madhe në botë, “The Journey of Humanity” , u shit për 62 milionë dollarë, duke e vendosur atë në mesin e veprave më të shtrenjta artistike që janë shitur ndonjëherë në ankand.

Vepra e artit e punuar në kanavacë nga britaniku Sacha Jafri është 1,595.76 metra katrorë dhe u shit në një ankand në Dubai.

“The Journey of Humanity” është e ndarë në 70 korniza, të cilat u blenë nga Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai.

Shuma e fituar ishte dyfishi i pritshmërive të shtëpisë ankandit dhe të gjitha paratë shkuan për bamirësi për të ndihmuar fëmijët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Piktura ishte shumë e fuqishme, dhe, për mua, do të kishte qenë një gabim të ndaja copëzat.” U shpreh Abdoune, i cili drejton një biznes kripto-valutash, tha për Agence France-Presse.

Ndërkohë artisti bashkëkohor shpreson që puna e tij të shkaktojë një lëvizje humanitare, pasi në pikturën e Jafrit u përfshinë edhe punime të fëmijëve nga 140 vende.