Të bësh plazh në vjeshtë nuk shihet më si sfidë. Fundi i tetorit, shoqëruar me temperatura të larta ka rikthyer pushues të shumtë në Durrës. Vizitorë të grupmoshave të ndryshme ketë fundjave po shijojnë rrezet e diellit dhe ujin e detit.

Të ardhur kryesisht nga Tirana, ata thonë se janë të kënaqur me atë çfarë gjejnë në këto ditë të nxehta vjeshte. Disa preferojnë të zhyten në det, të tjerë  e shfrytëzojnë për të shëtitur, vrapuar apo edhe për të drekuar.

Një “verë e dytë” brenda vitit është ajo që vendi ynë po përjeton që bashkë me temperaturat e larta ja rikthyer dhe pushuesit në bregdetin e Durrësit.

Riviera e Adriatikut mbetet i frekuentuar jo vetëm gjatë stinës së nxehtë te verës, por gjatë gjithë vitit. Ku shumë qytetar jo vetëm vendas, detin e kthejnë ndër zgjedhjet e tyre të para sa herë që moti është me diell.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";