Plazhet e mbyllura dhe pa turistë, si ndryshoi nga pandemia, një nga vendet më të vizituara në botë?

Me plazhet me rërë dhe pyjet e larta, Cape Town është një nga vendet më të vizituara në botë. Por gjithçka ndryshoi në marsin e vitit që lamë pas, kur vendi u fut në një bllokim të gjatë dimri për të luftuar valën e parë të koronavirusit në vend.

Muajin e kaluar, Afrika e Jugut u bë kombi i parë Afrikan që regjistroi më shumë se një milion raste Covid-19.

Megjithëse kufijtë e saj u hapën për udhëtarët ndërkombëtarë në nëntor për të filluar turizmin gjatë verës, një variant i ri i Covid-19 bëri që kombet të ndërpresin fluturimet brenda dhe jashtë Afrikës së Jugut në muajin janar.

Kështu që shumë plazhe u mbyllën, masat u shtrënguan sërish dhe vendet që dikur ishin të mbipopulluara nga turistë nga e gjithë bota, sot duken ndryshe, dhe krejt të qeta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";