Xhevahir Spahiu është një poet që bëri epokë me estetikën dhe artin e tij. Me emrin e tij lidhet një kulmim i letrave poetike nga vitet ’70, kur një zë i fuqishëm, spontan, i vërtetë, plot ritme dhe figura të përndezura nga folku i jugut, tronditi peizazhin e qetë të poezisë së re shqiptare.

Të rrallë janë poetët që e përdorin me aq mjeshtëri kontrastin. Prandaj Xhevahir Spahiu cilësohet si “poet i ngjyrave të forta”.