Policia gjen kopjen 500-vjeçare “Salvador Mundi”, arrestohet grabitësi

Një pikturë e shekullit XVI, kopje e pikturës më të shtrenjtë në botë, “Salvador Mundi” e Leonardo Da Vinci-t, u gjet nga policët në një apartament në Napoli. Ajo ishte vjedhur nga një muze në të njëjtin qytet.

Vepra e artit, që me shumë gjasa duhet të jetë realizuar nga ndonjë prej nxënësve të mjeshtrit të Rilindjes, u zbulua gjatë një operacioni kërkimi, ndërsa pronari i apartamentit ku u gjet piktura, një 36-vjeçar, u arrestua nga policia italiane.

Piktura është një kopje e portretizimit të famshëm të Jezu Krishtit, realizuar nga Da Vinci. Gjatë jetë së tij u realizuan shumë kopje të kësaj vepre nga ndihmësit dhe nxënësit e piktorit.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se kush ishte autor i kësaj kopjeje, mendohet që ajo të jetë realizuar në vitin 1510. Besohet se piktura është realizuar në Romë, para se të dërgohej nga Napoli nga Giovanni Antonio Muscettola, i dërguar i posaçëm i Perandorit të Shenjtë Romak, Karli V.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vlera e kopjes nuk është bërë e ditur, por origjinali u shit në vitin 2017 në ankand për mbi 450 milionë dollarë, duke e bërë pikturën më të shtrenjtë të historisë.