Periudha më e bukur e vitit ka ardhur. Santa Klausi nisi udhëtimin e tij të përvitshëm, për të shpërndarë gëzim rreth botës.

Në një video të postuar në YouTube, ai shpjegoi se është gati për të lënë shtëpinë e tij në Rovaniemin me dëborë, në prag të Krishtlindjeve: “Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe tani është koha të nis udhëtimin e gjatë dhe të lumtur rreth botës”.

Santa shpërndau klipe emocionuese të njerëzve që bëheshin bashkë për të luajtur në borë e që shoqëronin fëmijët për të takuar e dalë në fotografi me babagjyshin.

Para se të hipte në slitën e tërhequr nga drerët, Santa Klausi foli për kuptimin e Krishtlindjeve: “Kemi jetuar kohëra të jashtëzakonshme këto dy vite. Për të gjithë ka qenë e vështirë, por imagjinoni si ndihet një fëmijë 6-vjeçar. Për të, kjo periudhë ka përfaqësuar 1/3 e jetës. Ka ardhur koha t’i kthejmë këto shqetësime në dashamirësi. Le t’i bëjmë Krishtlindjet të paharrueshme për të gjithë. Krishtlindjet kanë të bëjnë me një zemër të mbushur me shpresë”. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Videoja siguroi menjëherë mijëra shikime, me qytetarë nga e gjithë bota që shprehën mirënjohje për mesazhin. 

Fluturimi spektakolar i Santës nga Finlanda mbështetet nga Adiminstrata e Aviacionit Civil, ajo e trafikut dhe Agjencia Meteorologjike Finlandeze, ndërsa fëmijët mund ta ndjekin trajektoren e udhëtimit edhe “online”.