Një grua e paralizuar dhe e paaftë për të folur prej 18 vitesh, pasi pësoi një goditje në tru, i është rikthyer të folurit dhe transmetimit të emocioneve përmes një avatari, i cili shprehet me zërin e saj dhe i ngjan pak asaj.
Ky zbulim i rëndësishëm për neuroshkencën dhe inteligjencën artificiale, i përshkruar në një studim në “Nature”, u bë i mundur, nga pikëpamja “teknike”, falë elektrodave të ngjitura në lëkurën e kokës së pacientes, të cilat dekodojnë sinjalet e trurit dhe i shndërrojnë ato në gjuhë të shkruar dhe të folur, shqiptohet në ekranin e kompjuterit nga alter egoja digjitale e gruas.
Është hera e parë që është e mundur të sintetizohet tingulli i fjalëve dhe shprehjeve të fytyrës drejtpërdrejt nga aktiviteti i trurit.
Ann Johnson, një mësuese, volejbolliste dhe nënë nga Saskatcheëan në Kanada, tani është në gjendje të prodhojë fjali të thjeshta me një shpejtësi prej 78 fjalësh në minutë dhe të fillojë biseda të shkurtra me burrin e saj falë teknikës elektrokortikografike. Leximi i aktivitetit elektrik të trurit prodhohet kur gruaja mendon të formulojë fjalë, ose shprehje të fytyrës.
Sinjalet zbulohen nga një rrjet elektrodash të pozicionuara drejtpërdrejt në kontakt me korteksin e saj cerebral. Implanti lidhet nëpërmjet një kablloje me një kompjuter, ku një sistem i sofistikuar i Inteligjencës Artificiale interpreton aktivitetin elektrik që lidhet me formulimin e të folurit dhe proceset motorike të gojës, buzëve, nofullave, gjuhës dhe laringut dhe e përkthen atë në fonema që përbëjnë fjalët e ndryshme, “si një alfabet tingujsh të folur”, shpjegoi për Neë York Times David Moses, drejtor i projektit të koordinuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko
Sistemi, i cili aktualisht gabon në lidhje me tingullin që Ann synon të bëjë rreth një të katërtën e kohës, përdor modele të parashikimit të gjuhës për të provuar të imagjinojë fjalët që pacienti do të fusë në fjalitë e saj. Jo vetëm kaq, por përmirësohet me kalimin e kohës, pasi përmirësohet njohja e stilit gjuhësor të gruas. Qëllimi afatgjatë është të ndihmohen njerëzit e privuar nga aftësia për të shprehur gjuhën, nga dëmtimi i trurit ose gjendjet si paraliza cerebrale ose skleroza anësore amiotrofike, të bëjnë biseda në kohë reale, duke përdorur avatarë të aftë për të përcjellë emocionet e tyre, valëzime të fytyrës, muskujve, tonin e tyre dhe përkuljen e zërit.
Ann Johnson zgjodhi imazhin e saj digjital bazuar në tiparet e fytyrës dhe studiuesit përdorën fjalimin e saj të dasmës për të zhvilluar zërin e avatarit.
Versionet e ardhshme të platformës mund të funksionojnë me valë. Për më tepër, teknologjia në këtë fushë po përparon me shpejtësi.
Dy vjet më parë, i njëjti grup shkencëtarësh përdori një pajisje dhe algoritëm më të thjeshtë për të ndihmuar një burrë të paralizuar me nofkën Pancho të prodhonte 50 fjalë bazë si “përshëndetje” dhe “bukë”, të shfaqura në formë teksti në një ekran kompjuteri, ndërsa burri përpiqej t’i shqiptonte ato.
Gjithashtu në Nature, sapo janë publikuar rezultatet e një tjetër eksperimenti nga ekipi, i cili u përpoq të implantonte elektroda në një pjesë më të thellë të trurit të një pacienti, për të kapur aktivitetin e trurit me një saktësi që arrin një neuron të vetëm.