Ish-futbollisti i Liverpool, Daniel Sturridge është urdhëruar nga një gjykatë që të paguajë 30 mijë dollarë personin që gjeti qenin e tij të humbur,

Futbollisti që tashmë luan në Australi kërkoi ndihmë disa kohë më parë se qeni i tij pomeranian i quajtur Lucci ishte vjedhur nga shtëpia në Los Angeles dhe për këtë arsye ofroi një shpërblim.

Reperi Foster Washington, i njohur me emrin e artit Killa Fame deklaron se e gjeti qenin e Daniel dhe ia çoi në shtëpi, por nuk u pagua asnjëherë.  Për këtë arsye ai e dërgoi çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit tashmë ka vendosur në favor të tij.

Sipas dokumenteve, gjykatësi ka vendosur kundër Sturridge dhe urdhëron atë të paguajë shumën pasi nuk kishte mbajtur premtimin e dhënë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tashmë futbollisti duhet të paguajë 30 mijë dollarë dhe shpenzimet e gjyqit.