Princ Harry dhe Meghan Markle kanë hequr dorë përfundimisht nga rrjetet sociale.

Duke cituar një burim të afërt me çiftin, “Sunday Times” shkruan se çifti nuk e mendojnë më rikthimin në Instagram, Facebook dhe Twitter. Madje, ata nuk do t’i përdorin rrjetet sociale, as për të promovuar Fondacionin Archwell. Sipas burimit, vendimi i tyre vjen pas bullizimit dhe akuzave të ndryshme që ata kanë hasur në internet.

Më herët princ Harry dhe Meghan Markle kanë folur hapur për sulmet dhe talljet që ka lexuar në internet për veten. Sipas tyre, kjo i ka dëmtuar emocionalisht dhe mendërisht.

“Më thanë që në 2019-ën, isha njeriu më i tallur online. Shëndeti mendor dhe emocional dëmtohet, kur të tjerët thonë gjëra që s’janë të vërteta për ty.”, u shpreh Meghan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se një vit më parë, dyshja u tërhoq nga rolet mbretërore dhe u zhvendosën në Amerikë.