Një letër e kompozitorit austriak, Wolfgang Amadeus Mozart, të cilën e ka shkruar në moshën 26-vjeçare ku zbulon dramën e dashurisë që po jetonte në atë kohë, pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm nga Christie’s në Londër.

E shkruar në verën e vitit 1782 , letra me dy faqe tregon se ai kërkon këshilla nga një mik i ngushtë pas një “keqkuptimi” me vjehrrën e tij të ardhshme.

Mozart shkroi shumë letra gjatë jetës së tij, por kreu i librave dhe dorëshkrimeve të Christie, Thomas Venning tha se është e rrallë të shohësh një të tillë në ankand.

Mozart dhe Constanze u martuan pak pasi u shkrua letra dhe ishin bashkë deri në vdekjen e tij në 1791 në moshën 35 vjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Letra pritet të shitet çmimin më të lartë për një letër të Mozartit deri më sot me një vlerësim midis 300,000 – 500,000 £.