minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Provë e gjallë e historisë, imazhet mbresëlënëse të kështjellave antike dhe mesjetare

0
Provë e gjallë e historisë, imazhet mbresëlënëse të kështjellave antike dhe mesjetare

Për shekuj me radhë, kështjellat kanë luajtur një rol të veçantë në imagjinatën e gjithkujt, duke ngjallur njëkohësisht një ndjenjë historie, fantazie, lufte dhe romantizmi. Ato janë sfondi i përjetshëm i shumë romaneve, librave për fëmijë, si dhe broshurave të udhëtimeve. Kështjellat u shfaqën për herë të parë në shekullin e 10-të, si një alternativë ndaj strukturave prej druri, dhe u konceptuan si banesa të fortifikuara për klasën sunduese. 

Gjithsesi në librin e fundit, “Epoka e gurit: Kështjella e lashtë e Evropës”, shkrimtari dhe fotografi Frédéric Chaubin, u përpoq të hidhte poshtë stereotipet e njohura për kështjellat. “Në vend që t’i konsideroja ato vetëm si mbetje historike, unë isha më i interesuar të ndërtoja një lidhje midis kësaj arkitekture shumë primitive dhe parimeve të modernizmit”, shpjegoi ai në një intervistë për CNN.

Për librin e tij, ai udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë, Gjermani, Baltik dhe më gjerë, duke fotografuar më shumë se 200 kështjella të ndërtuara midis shekujve 10 dhe 15. Megjithatë, sipas tij, është e vështirë t’i lidhësh ato me një periudhë specifike, sepse kanë kaluar nëpër transformime të shumta gjatë shekujve.

Për shembull, kështjellat e shekullit të 13-të që ai fotografoi në Uells, u modifikuan me kalimin e kohës, si pasojë e evolucionit të armatimeve dhe strategjive të luftës. Por kur gjatë Rilindjes, kërcënimi i pushtimit në shumë vende u zhduk, elementet dekorative dhe dritaret e mëdha u bënë identifikuese të shumë prej këtyre ndërtimeve.

Advertisement

Libri është i ndarë në kapituj tematikë që trajtojnë origjinën dhe evolucionin e kështjellave, kontekstin gjeopolitik të zhvillimit të tyre dhe mandej braktisjen e tyre. Chaubin shkrepi imazhe mbresëlënëse të kështjellave, duke fiksuar madhështinë e tyre. P.sh Kështjella Grimburg në Gjermani, shfaqet si një siluetë e errët në kontrast me terrenin e mbuluar me ngrica.


kalaja 1280x720<!–

–>

Advertisement

Kështjella brenda shpellës, pjesë e rekordeve “Guinnes” dhe me një lidhje me “Game of Thrones”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit