Një mollë në ditë e mban mjekun larg, thonë njerëzit e mençur, megjithatë të gjitha frutat janë të nevojshme në përditshmërinë tuaj, për një shëndet të mirë të organizmit. Megjithatë këtu do të përmendim veçanërisht bananen, të cilën me siguri e shijoni në punë për mëngjes ose si një mes vakt, kur jeni të uritur dhe nuk mund të konsumoni ushqim në ato momente.

Mirëpo, nëse ndonjëherë e keni të vështirë të flini dhe hidheni e ktheheni në shtrat deri vonë, atëherë zgjidhja fshihet në banane. Kjo pasi, përveç kaliumit dhe fibrave bimore, përmban edhe magnez që ndihmon në relaksimin e muskujve dhe ndihmon për të fjetur më mirë.

Këtë mund ta kombinoni edhe me gjalpë kikiriku, pasi është dyshja më e mirë që mund t’ju vijë në ndihmë nëse nuk po flini.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";