minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse nuk duhet t’i mbulojmë ushqimet e mbetura me letër alumini?

0

Letra e aluminit është një nga aksesorët thelbësorë në kuzhinën e një amvise. Megjithatë, a jeni i sigurt që po e përdorni atë në mënyrën e duhur? Nëse jeni nga ata njerëz që ushqimet e mbetura i mbështillni me letër alumini për t’i ruajtur në frigorifer, atëherë me siguri duhet të ndryshoni këtë zakon.

Pse? Kur e lëmë një ushqim të nxehtë në temperaturë ambienti për më shumë se dy orë, dalëngadalë krijohen disa baktere, të cilat janë shkaktarë të sëmundjeve të rënda. Megjithatë, e njëjta gjë mund të ndodhë nëse ushqimin e mbulojmë me letër alumini, pasi nuk e mbyll hermetikisht dhe bakteret qarkullojnë lirshëm brenda tij.

Si t’i ruajmë ushqimet siç duhet
Që ushqimi ynë të jetë i qëndrueshëm dhe të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin, duhet ta ruajmë siç duhet, në enë plastike që mbyllen hermetikisht. Dhe sigurisht këtë proces duhet ta bëjmë jo më shumë se 2 orë pasi të jetë përgatitur për të mos lejuar që bakteret të fillojnë të rriten!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit