Në një kohë kur bota po përballet me një kërcënim të trefishtë të sëmundjeve të aparatit respirator, gripi, Covid-19 dhe virusi sincicial respirator, i njohur si RSV, departamentet e urgjencës po përdorin një mjet të vogël më shumë se zakonisht për të monitoruar nëse një pacient ka nevojë për oksigjen: oksimetrin.

Por një numër në rritje i kërkimeve sugjeron se këto pajisje, të cilat mbërthehen në majën e gishtit të pacientit për të matur nivelet e oksigjenit në gjak, mund të mos funksionojnë aq mirë te njerëzit me ngjyrë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po shqyrton hapat e ardhshëm për rregullimin e pajisjeve të oksimetrit, të cilat mund të japin lexime më pak të sakta për njerëzit me ngjyrë. Një panel i Komitetit Këshillues të Pajisjeve Mjekësore u mblodh në nëntor për të shqyrtuar të dhënat klinike mbi këtë çështje.

Oksimetrat funksionojnë duke dërguar dritë përmes gishtit tuaj; një sensor në anën tjetër të pajisjes merr këtë dritë dhe e përdor atë për të zbuluar ngjyrën e gjakut tuaj. Gjaku i kuq i ndezur është shumë i oksigjenuar, por gjaku blu ose vjollcë është më pak i tillë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas CNN, nëse pajisja nuk është e kalibruar për tone të errëta të lëkurës, melanina, e cila është përgjegjëse për pigmentimin e lëkurës, flokëve dhe syve, mund të ndikojë në mënyrën se si drita absorbohet nga sensori, duke çuar në lexime të gabuara të oksigjenit.