Pse rrjeti po “zien” për fotot e Princit George duke ngrënë pizza me të atin?

Paraqitja e Princit George përkrah të atit William në stadium për të ndjekur ndeshjen e dytë të kompeticionit të kriketit, The Ashes, është më e komentuara në rrjet së fundmi.

Fotot ku ai konsumon pizza dhe shkëmben të qeshura me Princin e Uellsit dhe kreun e ECB Richard Thompson janë komentuar pasi babë e bir ngjajnë si dy pika uji, e madje dhe lëvizjet i kanë të sinkronizuara.

George duket gjatë gjithë kohës i qeshur dhe mjaft i pashëm, ndërkohë babai i tij ishte po aq i gëzuar teksa bisedonte me Thompson.

Dyshja sportdashëse madje dukeshin si fotokopje e njëri-tjetrit në një prej imazheve ku paparacët i kapën duke pirë të njëjtën pije në të njëjtin moment.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një fans shkoi në Twitter: “Seriozisht, këta të dy pasqyrojnë njëri-tjetrin“, dhe një tjetër shtoi: “Bëmë baba të të ngjaj”.