Publikohen fotot e para të nënës që mendohet se solli në jetë 10 fëmijë

Një grua në Afrikën e Jugut solli në jetë 10 fëmijë. 37-vjeçarja Gosiame Thamara Sithole thyen në këtë mënyrë rekordin që mbante Halima Cisse nga Mali, e cila majin e kaluar solli në jetë 9 fëmijë.

Sithole iu nënshtrua një operacioni cezarian dhe tashmë duhet të kujdeset për 7 meshkuj dhe 3 femra.

Por, autoritetet zyrtare shëndetësore ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë lindje rekordesh.

Edhe kryebashkiaku i qytetit ku banon çifti, nuk dha shpjegime mbi çështjen, pasi tha se nuk po i lokalizon dot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, emri i spitalit ku është realizuar procedura e lindjes së 10 fëmijëve nuk është bërë publik, gjë që ngre dyshime mbi vërtetësinë e kësaj historie.