Puthja e infermierëve bën “xhiron e botës”, u dashuruan në repartin Covid

Pavarësisht se ishin të veshur me kostumin special kundër koronavirusit, Michele dhe Antonella, i dhuruan një puthje njëri-tjetrit duke shpërndarë dashurinë e tyre në të gjithë botën.

Ata u dashuruan në repartin e koronavirusit në poliklinikën e Barit dhe ditën e Shën Valentinit spitali zgjodhi ata për të dhënë një mesazh shprese përmes fotografisë që i portretizon së bashku.

“Dashuria lindi në pavion”, lexohet ngjitur me foton. Dy infermierët u takuan dhe u dashuruan gjatë izolimit të parë të muajit mars, kur ishte e ndaluar dalja përveçse mund të shkoje në punë.

“Poliklinika më dha atë që të gjithë ëndërrojnë dhe veçanërisht në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë”, thotë Michele Bonasia, i cili e nisi punën marsin e kaluar në poliklinikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";