Qeni me gjuhën më të gjatë në botë hyn në Librin e Rekordeve Guinness

Zoey, një qen Labrador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si qeni me gjuhën më të gjatë në botë.

Gjuha e këtij qeni është 12,7 cm e gjatë.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar vetëm 3 muaj më parë, me një qen anglez që kishte gjuhën 9,49 cm.

Pronarët e qenit thonë se gjuha e tij rrinte jashtë që kur ishte këlysh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Menduam se do të rritej fizikisht dhe gjuha do të dukej më e vogël, por nuk ndodhi kështu. Qeni ynë ka një gjuhë shumë të madhe krahasuar me trupin. Kur njerëzit i afrohen për ta përkëdhelur, ne i paralajmërojmë që mund t’i bëjë me jargë dhe zakonisht, largohen me njolla në veshjet e tyre”, thonë pronarët.